Labeli Babastars, të shtunën mbrëma do ta publikojë këngën ‘High4Real’.
Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i labelit, Dekorim Sahiti në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar një foto paralajmëruese të projektit.
Kjo pritet të jetë goditja më e madhe e Babastars për këtë verë.
“High4Real” konsiderohet vazhdimësi e serisë së projekteve “High” nga ky ‘label’ nisur shumë vite më parë.
Në këtë projekt performojnë të gjithë anëtarët e Babastars, të cilët edhe e kanë promovuar këtë projekt në koncertet e fundit.