Aktori i filmi ‘Njeriu prej Çeliku’ Henry Cavill ka nxitur kritika të ashpra për komentet e tij në lidhje me lëvizjen #MeToo dhe përdhunimin në intervistën më të fundit.
Cavill, i cili po promovon filmin më të ri Mission: Impossible – Fallout, deklaroi për revistën GQ Australia, kur intervistuesi e pyeti se si #MeToo e kishte prekur atë, transmeton portali arbresh.info.
“Gjërat duhet të ndryshojnë, pa dyshim”, tha Cavill, para se të shtonte: “Ka diçka të bukur në lidhje me ndjekjen e një gruaje, mendoj që një grua duhet të ngacmohet dhe të ndiqet, por ndoshta unë i jam i modës së vjetër që mendoj këtë”.
“Është shumë e vështirë për ta bërë këtë nëse ka rregulla të caktuara. Sepse atëherë është si: ‘Epo, nuk dua të shkoj dhe të flas me të, sepse do të quhem dhunues apo diçka e tillë”.
Por, kjo deklaratë e tij është kritikuar ashpër në Twitter, ku shumica e përdoruesve kanë thënë se në qoftë se ai nuk do të quhet përdhunues atëherë nuk duhet të përdhunojë askënd./Arbresh.info/