Hallin që ka patur Ronela Hajati me flokët në klipin e ri, urojmë mos ta ketë njeri!

01:07 | 17 Qershor 2019

Ronela Hajati duket se nuk ka të ndalur me projektet muzikore këtë verë.

Pas sukseseve të padiskutueshme si “Çohu” dhe “Dilema”  në bashkëpunim me Don Phenom, këngëtarja ka zbuluar këngën e re solo që vjen së shpejti.

“Lage”, do të jetë kënga e ardhshme dhe me sa duket klipi sapo ka përfunduar.

Dje Ronela zbuloi look-un në klipin e ri dhe tha se ka pasur një problem gjatë xhirimeve me flokët.

“Ju nuk do ta kuptoni kurrë sa rëndonin këto flokë”, shkroi ajo duke lënë të kuptohet se pesha që kishte në flokë ishte e rëndë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara