Gruaja e mashtruar nuk i beson kthimit të Loredanës në Kosovë

13:24 | 10 Maj 2019

Avokati i Loredanës, mbrëmë nuk ka qenë në gjendje të ofrojë informacion mbi vendndodhjen e klientes së tij.

Ai ka thënë vetëm se klientja e saj “nuk ka qenë kurrë në paraburgim”.

“Prokurororia nuk ka marrë ndonjë vendim. Si rezultat, ajo është e lirë ta zgjedhë vendndodhjen e saj”, ka thënë avokati.

Ndërkaq Petra Z., zvicerania që e ka akuzuar Loredanën nuk u ka besuar fotografive të Loredanës në aeroportin “Adem Jashari” mbrëmë. Ajo shpreson që reperja ndodhet ende në Zvicër.

“Unë shpresoj se Loredana është ende në Zvicër, kështu që mund të m’i kthej paratë e mia”, ka thënë ajo, raporton 20 minuten, përcjell Insajderi.

Loredana akuzohet nga Petra dhe burri i saj se ajo bashkë me vëllain e saj ua kishin marrë atyre rreth 1 milion franga.

Nëse akuzat për mashtrim, zhvatje, kërcënim e detyrim vërtetohen në gjykatë, atëherë Loredana rrezikon deri në 5 vjet burgim.

Një dënim i rëndë mund ta pret edhe Mozzik-un.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara