Grimerja Sellma komplimenton vajzën e “Kasapit të Ballkanit”, Arkan

12:02 | 14 Mars 2019

Sellma Kasumoviq konsiderohet si një ndër grimeret dhe parukieret më të mira shqiptare.

Nëpër duart e artistes kanë kaluar shumë yje shqiptare të muzikës, artit dhe kulturës, shkruan portali  arbresh.info

Së fundmi grimerja ka komplimentuar vajzën e Zhelko Razhnatoviq (Arkanit) i njohur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”.

“Lepotica!”, që në shqip do të thotë ‘bukuroshe’, ishte komenti i Sellmës ndaj vajzës së kriminelit serb, Arkan.
E reagimet e komentuesve kanë qenë të menjëhershme duke përdorur komente fyese ndaj saj.

“Cikes se Arkanit, kriminelit me te madh ne Ballkan, qe ka vra e pre kah e ka kthy kryte gra e femije ne Kosove, ka dhunu gra e cika, e me pas pase ymer e me zgjate lufta, dyshoj qe nuk e kish bo prape, grimerja nga Kosova, e cila eshte pasuru me paret e familjareve te viktimave te Arkanit, i shkruan cikes se Arkanit ne instagram! Une s’di mo…”. shkruan një qytetare. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale