Granit Xhaka dhe Leonita me fjalë të ëmbla me rastin e njëmujorit të vajzës së tyre

10:22 | 8 Nëntor 2019

Futbollisti i njohur shqiptar me famë botërore, Granti Xhaka, ka pasur një periudhë pak të vështirë kohëve të fundit në karrierën e tij.

Megjithatë përkundër peripecive, ai ia ka arritur mjaft mirë që ta ruajë ekuilibrin, duke ia dalë mbanë të jetë i qetë dhe vetëpërmbajtur në jetën e përditshme, shkruan portali arbresh.info

Çifti i famshëm, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, para një muaji u bënë prindër të një vajze, emri të cilës është Ayana.

E si dy prindër të ri ata u përkujdesen që të bënin urimet më të bukura për të voglën  tyre.

“Dhurata më e madhe mbi të gjitha, ju dua të gjithëve jashtëzakonisht shumë. Urime një mujori engjëlli im, Ayana”, ka shkruar Leonita në përshkrim.

Një fotografi e ka publikuar edhe Graniti në profilin e tij, me përshkrimin: “Urime njëmujori engjëlli im. Mami dhe babi të duan”.

Të shumta ndërkohë kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve, të cilët i kanë uruar çiftin për harmoninë familjare /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara