Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij po relaksohen në këtë vend përrallor

23:16 | 18 Maj 2019

Granit Xhaka është një ndër futbollistët më të suksesshëm të momentit ndër shqiptarët.

Xhaka po relaksohet para finales së madhe të Europa League, shkruan portali arbresh.info.

Në fotografinë e publikuar në llogarinë e tij në Instagram, 26 vjeçari ka bërë të ditur se pushimet po i kalon në Marok bashkë me të dashurën.

Theksojmë se dyshja kishte kurorëzuar lidhjen e tyre para rreth katër vjetëve përmes një ceremonie të vogël familjare. Ndryshe, Xhakën do ta shohim gjatë fundjavës në aksion me skuadrën angleze të Arsenalit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara