Gigi Hadid vazhdon t’i bëjë anti-reklamë Greqisë

10:21 | 16 Gusht 2019

Ishte raportuar se bukuroshja me famë ndërkombëtare ishte grabitur gjatë pushimeve në Mykonos të Greqisë.

Gigi Hadid ka konfirmuar se i ishin vjerdhur gjëra personale gjatë qëndrimit në shtetin grek dhe u ka bërë thirrje fansave që të anulojnë pushimet në këtë vend.

Megjithëse ka marrë qindra komente në llogarinë personale në Instagram, modelja palestineze ka dyfishuar komentet duke u bërë thirrje fansave të mos e vizitojnë Mykonosin.

View this post on Instagram

Sisters Hadid. Mykonos 2019

A post shared by Gi’sposables 📸 (@gisposable) on

“Më lejoni ta sqaroj këtë për të gjithë më poshtë që mendojnë se nuk meritoj të kem një mendim mbi përvojën time dhe t’i paralajmëroj njerëzit për këtë. Unë u grabita së bashku edhe me 30 persona të tjerë atë natë, disa nën tutën e armës. Nëse diçka ndodh gjersa stacioni policor është i mbyllur, nuk ka asgjë që mund të bëhet për të mbrojtur vetveten”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale zeshkania.

E gjitha filloi javën e kaluar kur motrat Hadid, Bella dhe Bella si bashku me disa miq udhëtuar drejt ishullit Grek.

Modelja 24-vjeçae zbuloi se jo gjithçka kishte shkuar për së mbari duke treguar se ishin grabitur dhe se policia nuk punonte atë ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara