Georgina dhe Ronaldo më të dashuruar se kurrë

08:34 | 13 Gusht 2020

Georgina Rodriguez ka vazhduar të shijojë pushimet në fshatin italian, Portofino, në jahtin luksoz me partnerin e saj, Cristiano Ronaldo.

Bukuroshja i ka shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale, duke u argëtuar me fëmijët dhe me superyllin portugez të futbollit, shkruan portali arbresh.info

Duke vënë inicialet e tyre dhe një figurë të zemrës, Georgina i ka qëndruar pranë partnerit të tij në këto ditë të vështira, kur kihet parasysh se atij nuk i pëlqen të humbë.

Dyshja filluan lidhjen në vitin 2016 dhe kanë së bashku një vajzë të quajtur Alana, dy, ndërsa atleti është gjithashtu baba i 10-vjeçarit Cristiano Jr, materniteti i të cilit është një mister, dhe binjakët dy vjeçarë Mateo dhe Eva, të cilët kanë ardhur në jetë nga një nënë zëvendësuese. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara