G4shi zgjedhet si artisti në ngritje nga YouTube

20:50 | 24 Janar 2019

Reperi i njohur shqiptar, G4shi po shënon suksese të reja në karrierën e tij muzikore.

Ai ka postuar një video në llogarinë e tij personale në ‘Instagram’, me anë të së cilës tregon se kanali, YouTube e ka zgjedhur atë si artist në rritje, shkruan portali arbresh.info

“Yoooooo YouTube më zgjodhi si artist në rritje”, ka shkruar ai.

G4shi sapo ka publikuar projektin e ri ‘My Year’ në bashkëpunim me G –Eazy, bashkëpunim ky i cili u prit mjaftë mirë nga fansat e të dy këngëtarëve sepse kënga po dëgjohet e po shpërndahet në gjithë botën.

Ndryshe, artisti që në realitet quhet Labinot Gashi, tashmë është duke punuar në këngë të reja. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara