G4shi: “Vetëm Kanye mund të më gjykojë”

11:13 | 8 Nëntor 2019

Reperi shqiptare me famë ndërkombëtare, G4shi, është i njohur për postimet e tij shpesh herë satirike në rrjetet sociale.

G4shi dje është takuar me një nga ikonat e muzikës, Kanye West me të cilin ndau edhe një fotografi në llogarinë e tij personale në Instagram, shkruan portali arbresh.info

Por ajo çfarë ka marrë gjithë vëmendjen e medieve ishte mbishkrimi që i kishte lënë fotografisë:

“Vetëm Kanye mund të më gjykojë”.

Përndryshe, ai pak ditë më parë publikoi edhe projektin e tij më të fundit muzikor, “Mr. Ferrari”, që u prit mirë nga fansat e tij. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara