G4shi ndërron emrin, iu kërkon falje prindërve

17:38 | 2 Tetor 2019

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, së fundmi ka publikuar albumin e tij të ri, për të cilin punoi tash e një kohë. ‘GASHI’ është titulli i këtij albumi, i cili ka të përfshirë në të 16 këngë.

Ai  ka vendosur të ndryshojë emrin dhe me këtë rast u kërkon falje prindërve, të cilët qëndrojnë prapa çdo suksesi të artistit shqiptar, shkruan portali arbresh.info

E këtë e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në rrjetin social, Twitter.

“Ndërroj emrin këtë javë Larry Gashi, s’ka më Labinot, më vjen keq mami dhe babi”, ka shkruar reperi G4shi.

Ndryshe, reperi me prejardhje nga Drenica vazhdon të jetë tejet i angazhuar në koncerte të ndryshme ane e mbanë botës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara