Fustani i kreatores shqiptare bëhet hit në botë: Si u bë ky fustan kaq i famshëm në kohë pandemie

20:31 | 13 Gusht 2020

Revista më e njohur e modës, Vogue, ka bërë një artikull të veçantë për ‘fustanin me dredhëza’ të kreatores shqiptare Lirika Matoshi, për famën që ka marrë ai në rrjetet sociale, madje duke e quajtur si ‘fustani i verës’.

“Fustani i verës” është një epitet që po marrin fustanet më të famshme dhe që vishen më së shumti gjatë sezonit të një vitit të caktuar.

E derisa në verën e vitit 2017 këtë epitet e ka marrë fustani i Zara, e dy vite më vonë gjithashtu, këtë vit është radha për një fustan të një kreatoreje shqiptare.

Siç shkruan Vogue, megjithëse këtë vit nuk është pritur të ketë një ‘fustan i verës’ pasi që është 2020 dhe të gjithë kanë qëndruar të mbyllur, “Fustani me Dredhëza” i Lirika Matoshit që kushton 490 dollarë, ka pushtuar Instagramin, Twitter dhe TikTok, përcjell Gazeta Express.

Ky është një fustan i lezetshëm, ngjyrë karamel me dredhëza të shpërndarë nëpër gjithë materialin dhe është një fustan që mund ta veshë Hirushja, një fëmijë apo edhe një person i famshëm i klasit të lartë.

Matoshi e ka krijuar këtë fustan në korrik të vitit 2019 dhe sapo e ka postuar atë në Instagram, ai u bë i famshëm. Modelja Tess Holliday ka zgjedhur ta veshë në ceremoninë e Grammy këtë vit dhe fustani u bë edhe më i famshëm.

Kur bota ra në pandemi për shkak të koronavirusit, Matoshi është përgatitur që shitjet të bien për këtë fustan dhe gjithë krijimet e saj. Megjithatë shitjet u rritën dhe fustani ka fituar popullaritet. E për momentin është krijimi më i shituri nga koleksioni i Matoshit, bashkë me maskën e njëjtë.

“Shumica e njerëzve që po e blejnë fustanin tani, nuk e dinë se ku do ta veshin por i pëlqen ta veshin në shtëpi”, ka thënë kreatorja

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara