Flori emocionohet pasi pa videon kur polici në protestë shpërtheu në lot

19:22 | 8 Shkurt 2019

Gjatë protestës së sotme në Drenas një polic i rreshtuar në barrikadën para protestuesve ishte përlotur, e ky moment ka prekur zemrat e të gjithëve.

Kantautori i njohur shqiptar Flori Mumajesi ka publikuar këtë video në llogarinë e tij në Instagram, shkruan portali arbresh.info.

Videoja që ishte ripostuar nga një faqe tjetër, mban mbishkrimin “Një anëtarë i policisë së Kosovës ka shpërthyer në lot në momentin kur po protestohej në shenjë pakënaqësie për rastin e vajzës 16-vjeçare nga Drenasi. Teksa ata bënin thirrje se policët janë përdhunues, një polic në moshë është parë duke qarë. Pas këtij gjesti protestuesit kanë e kanë përqafuar të gjithë”.

Kujtojmë se qytetarët sot ishin mbledhur në Drenas me moton “Pro mësimit, jo përdhunimit” për shkak të rastit të A.G që tronditi opinionin kosovar./arbresh.info/

Prekëse, polici përlotet nga protesta në Drenas, protestuesit e përqafojnë

Prekëse, polici përlotet nga protesta në Drenas, protestuesit e përqafojnë

Publiée par Arbresh.info sur Vendredi 8 février 2019

Shpërndaje në rrjete sociale