Fjolla Morina lë pas ‘dënimin’, këngëtarja merr propozimin për martesë

00:15 | 18 Tetor 2020

Fjolla Morina po përjeton më së fundmi disa momente lumturie. Ajo ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj, ku tregon unazën tunduese prej diamanti. Fjolla ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj.

Kjo periudhë ka qenë e vështirë për këngëtaren. Ajo u bë kryefjala e mediave gjatë këtyre javëve pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës, ku iu zbuluan dy armë në çantë.

Në dëshminë e saj në polici, Fjolla ka treguar rreth romancës së saj me Fisnik Sylën, duke thënë që ishin gati për martesë.

Pas kësaj ngjarjeje, Fjolla u përball dhe me një situatë të hiperbolizuar, siç e quan ajo, që u bë në mediat sociale. Sipas saj, u publikuan gjëra të pavërteta, të cilat po lëndonin familje dhe fëmijë.

Megjithatë, pas kësaj periudhe, për këngëtaren vijnë këto momente romantike. Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti.

“Unë thashë Po! Dashuri”,- shkruan Fjolla krahas postimeve të saj./IliriaNews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara