Fituesja e “Miss Universe 2019”

10:57 | 9 Dhjetor 2019

Shpallet fituesja Zozibini Tunzi nga Afrika e Jugut është zgjedhur fituese e “Miss Universe 2019”.

26 vjeçarja punon si aktiviste dhe është veçanërisht e apasionuar pas luftës kundër dhunës me bazë gjinore. Bukuria natyrale është gjithashtu e rëndësishme për Tunzin, e cila beson se gratë duhet ta “duan veten ashtu siç janë”.

Fituesja e vitit të kaluar, Catriona Gray nga Filipinet ishte prezente në këtë event, e cila ia kaloi kurorën bukuroshes nga Afrika.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara