Fituesi i Eurovision ka një mesazh për komunitetin LGBT

19:42 | 19 Maj 2019

Holandezi Duncan Laurence, është fituesi i këtij edicioni të Eurovision.

Duncan Laurence ka thënë se me triumfin e tij në Eurovision, ai synon t’i frymëzoj edhe personat e tjerë të komuniteti LGBT, shkruan lajmi.net.

Ish pjesëmarësi i ‘The voice of Holland’ dha një mesazh mbështetës për komunitetin LGBT duke thënë se “të gjithë njerëzit duhet të vlerësohen për atë se kush janë, dhe jo për preferencat e tyre seksuale”.

Kënga e tij me titull “Arcade” siguroi votat e mjaftueshme nga publiku dhe juria profesionale, për t’u renditur në vendin e parë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara