Filmi “Before Sunset”, parashikoi shkatërrimin e katedrales Notre Dame

16:39 | 16 Prill 2019

Regjisori i njohur ,Richard Linklater e kishte parashikuar se një ditë katedralja e famshme e Parisit do të shkatërrohej.

Gjatë ditës së djeshme katedralja e famshme është përfshirë nga një zjarr i madh dhe kështu i janë shkatërruar disa nga pjesët më historike, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info

“Before sunset” i regjisorit Richard Linklater, i cili u regjistrua në vitin 2004, kishte parashikuar shkatërrimin e katedrales.

Në një nga skenat e filmit, aktori Jesse vështron strukturën e Parisit dhe ndan një legjendë me Celine rreth bukurisë që ka katedralja e Notre Dame.

Kjo skenë e pjesës së dytë të filmave ‘Before Sunrise’ është shpërndarë gjithandej nëpër internet, duke thënë se ky është një parashikim mjaft ‘i frikshëm’ nga regjisori. /arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara