Fejohet Emma Stone

15:45 | 5 Dhjetor 2019

Cifti po shijon romancën e tyre Aktorja e njohur amerikane, Emma Stone është fejuar me regjisorin Dave McCary. Cifti janë në lidhje qe dy vjet dhe tashmë kanë vendosur të hedhin një hap të ri në lidhje, shkruan rtv21.tv.

Dave i ka propozuar Emmas me një unazë diamanti të cilën ajo e ka treguar në një fotografi, teksa buzëqesh dhe reflekton lumturi përkrah të fejuarit.

Fotografia të cilën Dave e ka publikuar në profilin e tij në Instagram, ka arritur të pëlqehet nga mbi 115 mijë adhurues të çiftit.

Kujtojmë se Emma në vitin 2017 fitoi cmimin Oscar për rolin në filmin ‘La La Land” të regjisorit Damien Chazelle.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara