Fejohet Edita Sopjani

20:49 | 15 Nëntor 2019

Këngëtarja Edita Sopjani është fejuar.

Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një fotografie të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, ku ka shfaqur unazën e saj të fejesës.

“Dhe unë thash po”, ka shkruar ajo duke bërë të ditur kështu se ka pranuar propozimin e të dashurit të saj.

Me këtë rast, këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Edita ka qenë aktive për shumë vite me projekte muzikore, të cilat ndër vite janë pritur mirë nga publiku.

Ajo tash e sa kohë punon edhe si gazetare dhe moderatore në Radio Televisionin e Kosovës.

View this post on Instagram

#rotaryinternationalpristina #10vjetori

A post shared by Edita Sopjani (@sopjaniedita) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara