Familja e Dua Lipës në Prishtinë për ndeshjen Kosovë-Angli

18:43 | 17 Nëntor 2019

Mungon Dua dhe motra e saj Aktualisht në stadiumin”Fadil Vokrri” në Prishtinë është duke u zhvilluar ndeshja Kosovë-Angli. Në mesin e shumë tifozëve janë edhe prindërit e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipës. Para fillimit të ndeshjes, Dukagjin Lipa me bashkëshorten dhe djalin kishin dalë në një shëtitje në kryeqytet ku me simbole kombëtare kishin ndarë imazhe në profilet e tyre në Instagram.

Ndeshja Kosovë-Angli ka filluar në orën 18:00. /21Media

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara