Është i pasur dhe e ka fituar Oscarin, por Eddie Redmayne udhëton me transport publik

22:09 | 6 Shkurt 2019

Aktori Eddie Redmayne i ka të gjitha parakushtet për të bërë një jetë shumë luksoze, mirëpo ai ka vendosur të mbetet modest, ashtu që rregullisht e përdor metronë londineze për të arritur në destinacionet e dëshiruara në qytetin e tij.

Pasuria e aktorit fitues të çmimit Oscar vlerësohet rreth katër milionë dollarë (3.5 milionë euro), por 37-vjeçari bën një jetë shumë të thjeshtë.

Disa fansa e kanë parë atë duke udhëtuar me metro, ku qëndronte duke dëgjuar muzikë dhe duke lexuar gazetën.

Redmayne në disa intervista në të kaluarën ka thënë se i pëlqen të bëjë jetë të zakonshme dhe se përpiqet t’i edukojë dy fëmijët e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Deri më tani, aktori anglez ka luajtur disa role të mëdha duke e veçuar portretizimin e Stephen Hawking në filmin “The Theory of Everything”.

Falë këtij roli, në vitin 2014, Redmayne e fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rol kryesor.

Një vit më pas, ai luajti rolin e Lili Elbe në “The Danish Girl”, për të cilin u nominua për të dytën herë për Oscar.

Në vitin 2016, 37-vjeçari filloi të luante rolin e Newt Scamander në serinë e filmave “Fantastic Beasts”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara