Era Istrefi me urim të veçantë për Sellmën

11:51 | 15 Maj 2019

Grimerja e njohur, Sellma Kasumoviq, ka festuar ditëlindjen e saj.
Me këtë rast, të shumta kanë qenë urimet që ajo ka marrë nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Këngëtarja shqiptare shumë e suksesshme në tregun ndërkombëtar, Era Istrefi, i ka bërë së fundmi një dedikim të veçantë make-up artistes përmes një postimi në InstaStory.

Në ‘selfie’-n e publikuar, Era shfaqet e buzëqeshur pranë mikeshës së saj, ndërsa i uron më të mirat në këtë ditë.

“Fjalët nuk janë të mjaftueshme për të ta shprehur mirënjohjen ty e dashur make-up artistja ime. Të kam parë duke u përpjekur të bëhesh grimerja të cilën të gjithë e duam dhe s’mund të jetojmë pa të. Shijoje ditëlindjen, ti i meriton të gjitha të mirat e botës mbretëreshë”, ka shkruar Era në InstaStory/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara