Emily Ratajkowski e Zac Efron ‘ndriçojnë’ në Toronto

20:04 | 16 Gusht 2015

Dy yjet e showbiz-it amerikan kanë qenë duke bërë disa udhëtime nëpër botë në përgatitje të lansimit të filmit të tyre “We are your friends”.

Modelja Emily Ratajkowski, 24 vjeç, dhe kolegu i saj Zac Efron, u bënë protagonistë me praninë e tyre të premten pas një feste të zhvilluar në Toronto të Kanadasë.

24 vjeçarja mahniti me një fustan ngjyrë lejla me dekolte të hapur. Por edhe Zac nuk qëndronte prapa, që tërhoqi vëmendje i veshur i gjithi me të zeza.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara