Elvana Gjata i përgjigjet talljes së Ermal Mamaqit (FOTO)

13:11 | 3 Maj 2017

Ata të dy janë miq të vjetër dhe majfton të kujtojmë edhe bashkëpunimin e dikurshëm mes Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës.

Ndërkohë që kjo e fundit përmes postimeve të njëpasnjëshme na mban të informuar duke zbuluar detajet e radhës që po bën në tregun ndërkombëtar, Ermal Mamaqi nuk mund të qëndrojë indiferent pa lënë komentin e tij epik në postimet e saj.

Kështu, pas një videoje të postuar nga këngëtarja ku pozon e veshur Kuq e Zi, Ermali ka komentuar: “Hë mi goc se pe qamet. paske qënë modele dhe ne të dinim këngëtare”.
Nuk ka munguar as përgjigjia e mikeshës së moderatorit e cila ia ka kthyer me humor: “ Duroooo”.

elaaalogo

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara