Elvana Gjata dhe Lyrical Son së shpejti me këngë të re

23:21 | 14 Mars 2019

Pas një pauze këngëtarja, Elvana Gjata po rikthehet fuqishëm në skenën muzikore.

Në fund të muajit të kaluar publikoi projektin ‘Tavolina e Mërzise’, që u pëlqye shumë nga publiku, transmeton Indeksonline.

Por tash Elvana po vjen me një projekt të ri. “Pa dashuri” do të quhet kënga e re e këngëtares që është në bashkëpunim me reperin e njohur, Lyrical Son.

Këngëtarja shqiptare në Instagram ka publikuar një video nga spoti, ku ka paralajmëruar se së shpejti do të lansohet kënga e re.

Muajin e kaluar u publikua albumi ‘USA’, ku pjesë në shumicën e këngëve ishte reperi Lyrical Son.

Shpërndaje në rrjete sociale