Elina Duni nxjerr në shitje albumin e ri “Aksham”

15:46 | 1 Shkurt 2019

Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare të zhanrit muzikor Jazz.

Elina Duni, këngëtarja shqiptare që jeton në shtetin zviceran, ka nxjerrë në shitje albumin më të ri.

“Aksham” titullohet albumi që në shqip do të thotë “Mbrëmje” derisa pjesë e saj ishte edhe Marc Perrenoudit, David Enhcos, Florent Nisset dhe Fred Pasquas.

Ajo ka treguar edhe përmbajtjen e projektit më të ri që është manifest i lirës kolektive që nuk mungon edhe poezia.

“Aksham, albumi ynë i ri është lansuar sot. Një manifest i lirisë kolektive ku poezia asnjëherë s’është shumë larg”, ka shkruar këngëtarja në Facebook.

Theksojmë se albumi është publikuar në disa platforma muzikore, duke përfshirë Spotifyn.

Ndryshe, zeshkania gjithashtu ka konfirmuar datat e pesë koncerteve të saj të radhës, të cilat do të mbahen në Zvicës, Gjermani dhe Francë

 

Lajmet më të lexuara