Elif rrezikon sërish, shikoni çfarë u ka ndodhur flokëve të saj

13:51 | 31 Tetor 2017

Tuba Büyüküstün është një emër shumë i njohur për publikun shqiptar, ndonëse ky i fundit e identifikon më së shumti me emrin e Elifit në telenovelën ‘’Diamantë dhe dashuri” dhe të Syhanit në ‘’Xhesuri dhe e Bukura”.

Aktorja bukuroshe, e cila kohët e fundit është vënë në qendër të shtypit rozë turk ppër shkak të ndarjes nga martesa 6-vjeçare Onur Saylak dhe marrëdhënien me biznesmenin më të ri në moshë Umut Evirgen, ndodhet momentalisht në SHBA.

Ajo është aktorja e parë turke që ka marrë pjesë në jurinë e Festivalit Ndërkombëtar të filmit të Azisë, ku përveç prezantimit dinjitoz ka shkëlqyer edhe me look-un e saj të ri, i cili ka lënë gojëhapur të gjithë.

Në të vërtetë Tuba është shquar gjithmonë për stilin e saj të veçantë ku vëmendjen kryesore e kanë marrë flokët e dendur dhe të bukur.

screenshot_4

ca4

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara