Eli Fara festoi ditëlindjen e 52-të

16:19 | 22 Maj 2019

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ka festuar të martën ditëlindjen e saj të 52-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Një nga befasitë më të këndshme që i janë bërë këngëtares në këtë ditë, ishte ajo nga rrethi i saj i ngushtë.

Vajza e saj bashkë me njerëzit më të afërm, i kanë organizuar një festë teksa i kanë sjell tortën me qirinj, pas përfundimit të darkës së ditëlindjes./Arbresh.info

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet që ajo ka pranuar nga fansat dhe ndjekësit e vajzës së saj, Marinës, e cila ka publikuar videon e befasisë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara