Edhe David Beckham viziton Victoria-në

17:19 | 22 Qershor 2015

Një ditë pune për Victoria-në është mjaftë atraktive, por vizita që i bëri bashkëshorti në dyqanin e saj në Londër ishte shumë e këndshme.

Së bashku ata janë mbështetësit më të mëdhenj ndaj njëri-tjetrit, në punët që bëjnë. Ish-futbollisti i njohur i Real Madridit vizitën ja bëri gruas së tij gjatë ditës së premte.

40 vjeçari baba i 4 fëmijëve dukej bukur në rrugët e Londrës, i veshur me një këmishë të bardhë dhe xhinsi të hirtë, ai po ashtu iu dha një buzëqeshje të shpejtë për gjithë fansat.

Futbollist kishte edhe kokën e mbuluar me një kapelë ngjyrë krem, dhe kjo vërtetë e bënte të dukej bukur edhe përkundër moshës që ka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara