“Eagles of Death Metal” rikthehen në Paris një muaj pas sulmit terrorist (Video)

08:37 | 8 Dhjetor 2015

Rok Bendi Eagles of Death Metal kanë bërë një rikthim emocional në skenën e Parisit gjatë performancës së grupit U2 mbrëmë, vetëm një muaj pasi ata i shpëtuan sulmit terrorist gjatë koncertit të tyre në kryeqytetin francez, transmeton arbresh.info.

Fansat u entuziazmuan kur vokalisti i U2, Bono Vox ftoi në skenë “Eagles Of Death Metal” duke thënë se “atyre u është marrë skena para tri javëve kështu që ne do të donim tua ofronim tonën” derisa përqafoi liderin e grupit, Jesse Hughes.

Hughes iu drejtua fansave duke u thënë se “Paris, ne ju duam dhe nuk do të heqim kurrë dorë nga rock and rolli”.

Të dy grupet interpretuan së bashku këngën e Patti Smith “People Have The Power” ndërkaq më pas U2 ia la skenën grupit Eagles Of Death Metal për të performuar këngën e tyre “I Love You All The Time”./arbresh.info.

2F2792BB00000578-3350184-image-a-53_1449538116017

shoreham banner
shoreham banner

2F278D7600000578-3350184-image-a-2_1449532400711

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara