E veshur kokë e këmbë me “Louis Vuitton”, Bebe Rexha mahnit me dukjen

14:46 | 11 Korrik 2020

Bebe Rexha dukej tejet elegante në paraqitjen e fundit.

Këngëtarja Bebe Rexha pas një kohe të gjatë i është kthyer paraqitjeve atraktive në publik, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundi u shfaq e veshur me minifund, xhaketë dhe kapele të brendit “Louis Vuitton” dhe dukej shumë joshëse.

Bebe këtë paraqitje e bëri në spektaklin “RuPaul’s Drag Race”, ndërsa pranoi komplimente për dukjen.

Artistja së fundi ka bërë të ditur se është duke punuar rreth një albumi të ri gjatë muajve të fundit, ndërsa do ta publikojë kur i duket koha e përshtatshme.

View this post on Instagram

🤎🤎🤎

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara