E pyesin pse nuk poston foto më Eduartin, Arbana Osmani ka përgjigjen për fansat

15:13 | 2 Shtator 2019

Prej kohësh Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë konfirmuar zërat për lidhjen e tyre romantike, përmes fotove të përbashkëta!

Dhe duke qenë se ata janë gjithë kohës bashkë, ndjekësit i kërkojnë Arbanës më shumë foto me Eduartin.

Së fundi ajo ndodhet në Itali, ku po shijon natyrën e mrekullueshme malore bashkë me Eduartin.

Në një postim të bërë nga Italia, një ndjekëse i ka kërkuar Arbanës të publikojë më shumë foto me Eduartin, dhe moderatorja i ka dhënë një përgjigje epike:

Po nxirreni dhe një foto bashkë me Eduartin”, i shkruan komentuesja, ndërkohë që Arbana ia kthen:

“I kemi për vete!”

Ata janë parë shpesh së bashku në të njëjtat vende, por edhe kanë bërë vazhdimisht komente ngacmuese e dedikime të veçanta për njëri-tjetrin në Instagram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara