E kritikuan për trupin, Lady Gaga ua kthen: “Më pëlqen trupi im!”

19:08 | 8 Shkurt 2017

Lady Gaga është kritikuar nga tifozët e saj, të cilët kanë bërë shaka me trupin e saj gjatë shfaqjes spektakulare në Super Bowl.

“Kam dëgjuar që trupi im është kthyer në temë diskutimi. Unë vetëm kaq di t’ju them, se jam krenare me trupin tim”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj të Instagramit, transmeton portali arbresh.info.

“Pa marrë parasysh se kush jeni, unë mund të ju jap një million arsye pse ju nuk keni nevojë të merreni me tjerët, apo me dikë që ka sukses. Jini vetëvetja”, ka shtuar ajo.

Megjithatë, shumica e tifozëve të saj i kanë dalë në mbrojtje këngëtares duke e lëvduar për performancës e saj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara