E dashura e Ronaldos rrëmben vëmendjen në Kanë

19:01 | 22 Maj 2019

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka rrëmbyer gjithë vëmendjen në premierën e “Once Upon a Time in Hollywood”, në Festivalin e Filmit në Kanë.

Modelja spanjolle dukej e mahnitshme, gjersa bëri parakalimin e saj në tepihun e kuq e veshur me një fustan të zi. Ajo e ka kombinuar dukjen e saj me një byzylyk rreth qafës e me flokë të kapura. /Arbresh.info/


25-vjeçarja ka vënë në pah linjat mbresëlënëse trupore, për të cilat vazhdimisht përflitet pasi edhe të shumtën e kohës e kalon në palestër.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara