E dashura e Ronaldos, Georgina grimohet në aeroport

15:14 | 8 Tetor 2019

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez është kujdesur që të shfaqej atraktive në fotografitë që i publikonte në rrjetet sociale, si dhe gjatë daljeve publike.

Georgina është pëlqyer nga fansat e saj të shumtë, të cilët janë në rritje të vazhdueshme që nga lidhja me superyllin portugez, shkruan portali arbresh.info

Në njërën prej fotografive, ajo shfaqet duke u grimuar, teksa priste t’i vinte radha për fluturim.

“E ngazëllyer për atë që po vjen” , është mbishkrimi që ajo ia la këtyre fotove.

Çifti Ronaldo dhe Georgina u takuan fillimisht në një dyqan të “Gucci” në Spanjë, ku zeshkania po punonte si asistente e shitjes, para se të takoheshin në një eveniment tjetër ditë më vonë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara