E bija e Eminemit thotë se ai është një baba i shkëlqyer

12:23 | 18 Mars 2015

Duket se reperi me famë botërore Eminem nuk është vetëm i suksesshëm në karrierën e tij,ai është edhe një baba i përkushtuar dhe i kujdesshëm.

Kjo është zbuluar nga vetë vajza e tij Halie Jade Scot Mathers, e cila tashmë është rritur dhe bërë një vajzë e bukur dhe e mençur.
Ajo, diplomoi vitin e kaluar me nderimet më të larta.

”Të gjitha që i kam janë fal prindërve të mi, të cilët më kanë mbështetur vazhdimisht dhe më kanë shtyre të bëhem një person i tillë siç jam sot”, është shprehur Halie Jade Scot Mathers, e cila duket se është një fëmijë falënderues.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara