Dy shqiptare në mesin e 10 artisteve më të dëgjuara në ‘Spotify’

12:34 | 4 Gusht 2020

Artistët shqiptarë kudo në botë bindshëm po ruajnë vendin e tyre në top lista.

Kemi rastin më të fundit, me Dua Lipën dhe Ava Max të cilat radhitën në top 10 artistet më të dëgjuara në Spotify.

Në listën që publikoi Spotify Daily Data, del që me datë 1 gusht, Dua Lipa qëndronte në vendin e 3-të me dëgjime në platformë, menjëherë pas Billie Eilish.

Kurse Ava Max qëndronte në vendin e 10, menjëherë pas Rihannas, që zinte vendin  e 9.

Dy artistët shqiptare, edhe me datë 2 gusht qëndruan po në të njëjtën listë, me Dua Lipën e cila u zhvendos një pozicion më poshtë, në vendin e 4-t. Ava Max prapë në vendin e 10. /Prive.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara