Dy këngëtaret e njohura i japin fund armiqësisë

00:01 | 26 Shkurt 2019

Madonna dhe Lady Gaga më në fund kanë arritur paqe me njëra-tjetrën dhe janë bërë mike.

Këngëtarja e hitit “Like A Prayer” dhe ajo e “Shallow”, që fituan çmime Oskar, u panë duke u përqafuar me njëra-tjetrën në natën e së dielës pas ceremonisë së madhe të mbajtur në Los Angeles, transmeton Klan Kosova.

Në fotografinë e kapuar, ato shihen të përqafuara derisa Gaga po e mbante në dorë Oskarin e saj për këngën më të mirë origjinale në “A Star Is Born”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara