Dua Lipa viziton refugjatët sirianë në Liban

15:24 | 15 Prill 2019

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qëndruan në Bejrut të Libanit, ku i ka vizituar kampet e refugjatëve nga Siria.

Duke qenë vet nga një vend, si Kosova, nga ku u larguan shumë refugjatë në vitet e nëntëdhjeta, 23-vjeçarja ka thënë se ndjen një lidhje personale me refugjatët atje.

“Kam pasur përvojën më të madhe të vetëdijesimit në këto tri ditët e fundit në Liban duke punuar me UNICEF-in, ku jam takuar me fëmijët në kampet refugjate dhe programet për trajnimin e të rinjve dhe për zhvillimin e aftësive”.

“Dua të flas në veçanti për refugjatët, sepse ndjej që kam një lidhje personale kur i shoh njerëzit teksa përshtaten në çfarëdo rrethanash që janë vënë për shkak të konflikti”.

“Asnjë familje apo fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia e vet. Të gjithë kanë ëndrra. Të gjithë meritojnë barazi dhe një vend ku mund të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e plotë”.

“Unë besoj gjithmonë te fëmijët, sepse ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ka qenë një përvojë zemërthyese dhe emocionuese, por edhe shpresëdhënëse, pasi i kam parë këta fëmijë duke qeshur dhe duke nxjerrë anën e mirë të kësaj situate të keqe”, ka shkruar mes tjerash Dua në një postim në Instagram./Telegrafi

View this post on Instagram

I’ve had the most eye opening experience being out in Lebanon for the past 3 days working with @unicef meeting children at the refugee settlements and youth training and skill building programs. I particularly want to speak up for refugees as I feel I have a personal connection to seeing people adapt to any circumstance they were put in because of conflict. No family or child chooses to leave their home. They all have dreams. They all deserve equality and a place to be able to live, learn and reach their full potential. I always believe in children as they are our future and we have to take care of them. It was a heartbreaking and emotional yet hopeful experience after seeing these kids still laugh and smile and make the most of a bad situation. I have experienced all first hand the activities and opportunities UNICEF give to young people who have been left without a home because of the war in Syria and it’s nice to see that these children have a community where they feel safe and protected. @unicef #AChildIsAChild

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Shpërndaje në rrjete sociale