Dua Lipa thyen rekord të ri

23:31 | 3 Qershor 2019

Dua Lipa ka thyer rekord me albumin e saj të parë.

Dua Lipa padyshim është një këngëtaret më të suksesshme dhe më të pëlqyera në të gjithë botën.

Këtë herë këngëtarja me origjinë shqiptare ka thyer rekordin e klikimeve me albumin e saj të parë ‘Dua Lipa’ i cili ishte lansuar dy vite më parë.

Albumi ka marrë 10 milionë e gjysmë klikime, duke u bërë ndër albumet më të dëgjuara.

3.5 milionë kopje të këtij albumi mësohet të jenë shitur në mbarë botën, ndërkohë që “New Rules” dhe “IDGAF” janë kthyer në hite.

Kujtojmë që Lipa është nderuar me 2 ‘Grammy Awards’.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara