Dua Lipa në kopertinën e ‘W Magazine’

21:06 | 14 Gusht 2020

Dua Lipa ka lansuar klipin e ri në bashkëpunim me yjet botërore të muzikës Madonën, Missy Elliot në remiksin e bërë nga Blessed Madonna të këngës Levitating.

Ky bashkëpunim yjesh u mirëprit shumë nga fansat e saj kudo në botë, shkruan portali arbresh.info.

Por suksesi i bukuroshes nga Kosova nuk mbaron me kaq.

Ajo tani është paraqitur në kopertinën e revistës së mirënjohur W Magazine.

Dua në fotot e realizuara nga fotografi Tim Walker duke shik dhe sensuale si gjithnjë.

Kujtojmë se Lipa ndodhet tani në Los Anxhelos ku ka marrë një shtëpi me të dashurin Anwar Hadid nga ku edhe po përgatit projekte të reja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara