Dua Lipa me dy nominime në ‘NME Awards’

21:35 | 20 Janar 2020

Dua Lipa përkundër faktit që ishte jo edhe shumë aktive gjatë vitit 2019 në muzikë ka arritur që me një këngë të zë vend në nominimet e çmimeve më prestigjioze.

Viti 2019 nuk ishte edhe shumë aktiv për Dua Lipën sa i përket këngëve që ka sjellë gjatë këtij viti, por me projektin ‘Dont start now’ ajo u ngrit sërish në top lista, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja nga Prishtina ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram se është nominuar për dy çmime nga ‘NMË Awards’ një garë kjo e mbajtur në Britani që nga viti 1953 e formuar nga ‘Music Magazine.

Dua me ‘Dont start now’ do konkurroj për çmimet ‘Kënga më e mirë në botë’ dhe ‘Kënga më e mirë në Britani’.

Çmimet do të ndahen më 12 shkurt në ‘O2 academy Brixton’ dhe Dua Lipa padyshim është kandidatja kryesore për të dy çmimet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara