Dua Lipa i bën koment në foto kunatës, Gigi Hadid

13:09 | 28 Gusht 2019

Dua Lipa pak javë më parë nisi një lidhje të re dashurie me modelin e njohur, Anwar Hadid.

Dyshja kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe po shfaqen në secilin ambient bashkë, ndërsa raporte të mira Dua ka edhe me kunata e saj, modelet e famshme, Gigi dhe Bella Hadid.

Ndonëse u përfol shumë për marrëdhëniet që ato kanë mes veti, vajzat e njohura nuk kanë lënë shumë vend për komentet duke e treguar këtë përmes postime në rrjetet sociale.

Së fundi ishte këngëtarja shqiptare ajo që ka komentuar në një imazh që ka hedhur në Instagram Gigi Hadid.

“Wow bukuri”, ka shkruar Dua përkrah imazhit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara