Dua Lipa e Anwar Hadid kombinojnë veshjet

23:05 | 12 Shtator 2019

Tashmë prej muajsh janë në lidhje.

E duket se dashuria e tyre vetëm po forcohet më shumë dita-ditës, shkruan portali arbresh.info.

Dua Lipa e Anwar Hadid tashmë janë të pandarë, pasi që në çdo moment postojnë foto së bashku.

Kësaj radhe çifti është parë në sfilatën e disenjatorit Marc Jacobs, ku motrat e Anwarit, Bella dhe Gigi ishin pjesë e modelingut.

Për këtë rast këngëtarja nga Kosova kishte zgjedhur një minifund të verdhë me një maicë të kaltër dhe e kombinuar me një palë vathë në formë zemre.

Kurse i dashuri i saj Anwar kishte veshur një palë pantallona të verdhë të kombinuar me bluzë të bardhë e shoqëruar me një zinxhir me zemër.

Kujtojmë se Dua solli në Kosovë vëllain e dy supermodeleve për herë të parë në festivalin Sunny Hill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara