Donald Trump i dërgonte dhurata Lady Diana-së

13:40 | 17 Gusht 2015

Kandidati për president në radhët e republikanëve në Shtetet e Bashkuara, sipërmarrësi i njohur Donald Trump, kishte një dobësi për Ledi Dianën.
Shpeshherë, përpara se martesa e princeshës me Karlin të rrënohej, duke takuar njerëz të afërt të familjes mbretërore britanike, Trump interesohej se si ecte marrëdhënia mes princit dhe zonjës Spenser.

Më vonë, interesi u bë konkret. Ai i dërgonte Dianës dhurata të shtrenjta, të shoqëruara me shënime, ku shprehte “konsideratën e lartë për princeshën” dhe dukej se dëshironte një të ardhme të përbashkët për të dy. “Qartësisht Trump e shikonte Dianën si gruan e fundit trofe që i duhej treguar botës”, kujton Selina Skot, një person i afërt me zhvillimet në familjen mbretërore.
Për ato letra nuk ka asgjë gjurmë. Megjithatë, Selina Skot është e bindur se Diana “filloi të kishte ndjesinë se përndiqej nga Trump dhe ma shprehu këtë”. “Si duhet të sillem?” e pyeti Selinën gjatë në darke. Sugjerimi ishte që t’i griste ato letra.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara