Djali i Richard Holbrookut do të vijë në Kosovë për filmin “The Diplomat”

17:02 | 17 Gusht 2015

David Hobrooke, djali i diplomatit të ndjerë amerikan Richard Holbrooke, do të vizitojë Kosovën.
Këtu do të promovojë filmin “The Diplomat”, kushtuar karrierës dhe trashëgimisë së babait të tij.

Lajmin e ka bërë me dije Ambasada Amerikane, duke treguar edhe orarin e ngjarjeve të hapura për medie.

Të martën e 18 gushtit ai do të takohet me kryetarin e Komunës së Vitisë. E prej aty do të bëjë homazhe te kompleksi “Richard Holbrooke” në këtë qytet, përcjell koha.net. Do të vizitojë edhe ekspozitën “Richard Holbrooke”, në Galerinë e Arteve në Viti.

Prej aty do të shkojë në Prizren, në Kino “Lumbardhi”, ku do të shfaqet filmi “The Diplomat”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara