Djali i Gjikos dhe Elitës sot mbushi shtatë muaj, dedikim emocional nga nëna e tij

22:06 | 20 Shtator 2019

Zëri djali i reperit të njohur Gjiko dhe moderatores së njohur, Elita Rudi sot ka mbushur shtatë muaj.

Ndërsa Elita përmes disa fotografive të bukura të realizuara gjatë pushimeve e ka uruar vogëlushin e saj me të ëmbla, që rrjedhin nga zemra e një nëne, shkruan portali arbresh.info

“Më lejo të të dua pak më shumë, para se të mos jeni më i vogël. Urime shtatë mujorin fëmija im”, ka shkruar Elita.

Theksojmë që reperi nga Peja është i martuar me prezantuesen Elita Rudi, me të cilën në shkurt të këtij viti mirëpritën djalin, Zërin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara