DJ e njohur aksidentohet rëndë në Shqipëri

21:16 | 25 Qershor 2018

DJ e famshme amerikane, Eris Drew, ka kaluar një aksident shumë të pakëndshëm pas një koncerti këtë fundjavë në Shqipëri.

Një makinë tjetër është përplasur me makinën ku ndodhej DJ.

Në një koment në Facebook-un e saj, Drew e përshkruante ngjarjen si frikën më të madhe që kishte përjetuar ndonjëherë.

Ajo e cilësonte veten me fat që i shpëtoikësaj ngjarje të rëndë me pak dëmtime.

Pas largimit nga Shqipëria, DJ mori trajtim mjekësor në Oslo, qytet ku kishte rezervimin e radhës për të performuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara