Demi Lovato foto intime me të dashurin e ri

16:09 | 22 Maj 2020

Demi Lovato është e dashuruar marrëzisht dhe këtë e tregon dhe me fotot e shumta që poston në rrjetet sociale me të dashurin.

Këngëtarja 27-vjeçare e “Sorry Not Sorry” postoi fotografi të reja me të dashurin e saj Max Ehrich në Instagram të saj të enjten (21 maj).

Në njërën fotografi, çifti shfaqet duke u puthur, dhe në një tjetër, me dy qentë e tyre Batman dhe Ella .

Në fillim të këtij muaji, Demi ndau disa video të çiftit duke u përkëdhelur ku edhe e falënderoi që qëndroi me të gjatë karantinës.

Ata gjithashtu bënë debutimin e tyre në Instagram pasi ngarkuan një videoklip të tyre duke kërcyer dhe puthur, i cili u përdor për videoklipin muzikor të Ariana Grande dhe Justin Bieber.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara